KQZ ka shqyrtuar 80 ankimime dhe ka rrezuar 40; PD kryeson me 55 kandidate, PS me 40
Albeu.com
"Partia Demokratike kryeson me 55 zona elektorale, Partia Socialiste me 40, ne 2 zona elektorale kane fituar 2 kandidate te pavarur, kurse ne pritje jane edhe 3 zona elektorale".Keto kane qene rezultatet zyrtare per maxhoritarin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per zgjehdjet parlamentare 2005 te 3 korrikut. Edhe per proporcionalin kane mbetur ende 3 zona pa nxjerre tabelat e rezultateve. Sipas zedhenesit te KQZ, Erton Sinani mesohet se ne kete institucion jane dorezuar rreth 300 ankesa per pavlefshmeri te rezultatit te numerimit nga kandidatet humbes ne zona rezpektive elektorale. "Deri tani KQZ ka shqyrtuar 80 ankesa dhe ka rrezuar si te pavlefshme 40 prej tyre. KQZ po perpiqet qe ne nje kohe sa me te pershpejtuar te shqyrtohet pjesa e mbetur e ankesave, per te mos vonuar dhenien e rezultatit perfundimtar per zgjehdjet e 3 korrikut", tha Sinani. news24
Shtuar më 11/07/2005, ora 21:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori