Topalli: Muho mashtroi me CV-në, lidhje me krimin
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, nga foltorja e Parlamenti, akuzoi anëtarin e LSI-së në KQZ, Ilirjan Muhon se ka mbajtur fshehur CV e tij, pasi është shkarkuar nga ish-presidenti Alfred Moisiu me kërkesë të Kryeprokurorit Dhori Sollaku për lidhje me krimin.

"Ilirjan Muho ka mashtruar parlamentin me CV që nuk tregon që është i shkarkuar nga presidenti me propozim të kryeprokurorit Dhori Sollaku, ai mashtroi edhe në dëgjesën në komision. Nuk ndihesh ti i fyer që të ka mashtruar propozuesi që ke ne koalicion. Propozuesi që ka sjell në KQZ Muhon na ka mashtruar ju dhe ne. Ky është atentati më i madh që i bëhet Parlamentit. Ilirian Muho ka gënjyer dhe mashtruar parlamentin me CV e tij se nuk tregon se është i shkarkuar nga presidenti i Republikës me propozim të Dhori Sollakut. Seanca dëgjimore, është një akt betimi. Për të Dhori Solllaku ka kërkuar shkarkimin e tij për lidhjen me krimin dhe kriminelet me të rrezikshëm. Ky ëhtë atentati më i madh që i bëhet Parlamentarizmit. Kam 18 vjet në politik. Në bazë të ligjit dhe kodit elektoral ka një nen, që i referohet këtij zotërisë, që emërimi është i paligjshëm, pasi ai është i shkarkuar për lidhjet me krimin", u shpreh kryeparlamentarja.

Jozefina Topalli paralajmëroi ligjvënësit socialistë se mazhoranca nuk do lejojë prishjen e balancës në KQ.

"Do mjaftonte kaq që propozuesit të kërkonin të falur, që ju që e dinit të kërkonit të falur para publikut, ju i thoni shqiptarëve se KQZ me Muhon që është i shkarkuar, ky jep besim publikut, bën zgjedhjet më të mira e ndershme si vetë ndershmëria e Muhos. Ky është peng i krimineleve, kësaj i thoni ju KQZ e pavarur , ky është turpi i parlamentit, ju ftoj të bashkoheni e të mos ndaheni me maxhorancën për të shkarkuar këtë nga detyra. Harrojeni se do i merrni zgjedhjet në tavolinë, përkundrazi jam plotësisht dakord me ato diplomatë që thonë qeveria ka përgjegjësinë. Nuk mund të jetë balancë e nderuar 5 me 2", tha Topalli. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori