KQZ-ja rrëzon PD-në
Kërkesa ankimore e Partisë Demokratike për Komunën Shalë, nuk është marrë në shqyrtim nga Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve. KQZ-ja ka lënë në fuqi fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste, Balë Vuksani, pasi nuk i siguroi dot katër votat e nevojshme për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Përfaqësuesit e PS-së thanë se “kundërshtuan autorizimin e përfaqësuesit të PD-së, Ylli Kaso për paraqitjen e kësaj kërkese, sepse përfaqësuesi i çdo subjekti nuk ka të drejtë të lërë zëvëndësin e tij”.

“Detyra e lënë nga KQZ nuk u plotësua saktësisht dhe PD nuk ka një përfaqësues sipas Kodit Zgjedhor për të ngritur ankimim kundër vendimit të KQZ-së, dhe se kjo kërkesë nuk duhej pranuar si e paplotë”, u shpreh ën përfaqësuesit e PS-së n ë KQZ./albeu.com/

Shtuar më 26/08/2011, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori