Rama i përgjigjet Metës për akuzat: Nuk ka përfunduar asnjë proces!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me gjyqet e humbura në arbitrazh.

“Ka disa kohë që është ngulur në opinion ideja që ne kemi humbur arbitrazhe , që ne kemi pagua edhe paratë,. Po jua gazetarët dhe mediat pse nuk shikoni a është e vërtetë kjo. Deri më sot që flasim nuk kemi asnjë proces në arbitrazh të përfunduar që ne kemi humbur. Kemi skuadra të avokaturës së shtetit që punojnë për të sprapsur këto vendime paraprake. Mirë ata që e kanë detyrë të mos ia kërcasin kokoshkës.

Të paktën ju duhet të bëni verifikime që publiku të mos mbytet në gënjeshtra. Kemi fituar arbitrazhe dhe nuk kemi humbnur asnjë. Vazhdojë proceset për të sprapsur vendimet paraprake. Ka një ligj që shteti nuk duhet të bëjë komente sepse konsiderohen shkelje e procesit gjyqësor. Llogariteni vetë autorin me këtë fakt dhe mendoni sa shumë e ka mendjen tek Shqipëria”, tha Rama.

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat këtë të premte është shprehur senjë tjetër padi nga një investitor i huaj, që do i rëndojë shqiptarëve 100 mln euro.

“Një padi tjetër, një investitor i huaj kërkon 100 mln euro nga Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë.

Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë është ktheyr në rrezik kërcënues për financat dhe stabilitetin ekonomik financiar të vendit. Kur ekonomia nuk e rimerr dot veten nga tragjedia e tërmetit dhe pandemia dhe ku rritet niveli i borxhit publik, ku barrë të rëndë po shkakton papërgjegjshmëria”-u shpreh ai.


Shtuar 2.10.2020 12:35