KQZ i jep fund debatit PS-PD: S’ka votim elektronik!
Merr fund debati për zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e vitit 2017">2017. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë buxhetin e ri për zgjedhjet e vitit 2017">2017, në zërat e të cilit nuk është parashikuar asnjë lek për zbatimin e teknologjisë në zgjedhje.

Edhe pse nuk priteshin surpriza për votimin dhe numërimin elektronik, pasi diskutimi për amendimin e Kodit Elektoral ka mbetur në nivel deklaratash e retorikash politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar dje buxhetin e ri zgjedhor, i cili ka shifrën e 733 milionë lekëve të rinj, ose thënë ndryshe rreth 6 milionë dollarë.

Buxheti i zgjedhjeve, zërin e saj më të madh ka atë të pagave dhe shpërblimeve të punonjësve të përkohshëm, i cili kap vlerën e rreth 275 milionë lekëve, ose rreth 2.1 milionë dollarë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hapë rreth 342 vende të reja pune, në të cilat do të punësohen specialistë me kontratë të përkohshme. Për këtë kategori punonjësish, KQZ ka parashikuar që paga e tyre të jetë e barabartë me pagën e një specialisti në institucionet e vendit, si ministri apo Kuvend.

“Me vendimin nr.16, date 17.01.2017">2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar strukturën e personelit shtesë të KQZ­së për zgjedhjet e datës 18 qershor 2017">2017. Në të njëjtin vendim është përcaktuar edhe kohëzgjatja e kontratës, si edhe kategoria e pagës për secilin pozicion.

Punonjësit e përkohshëm do të paguhen mbështetur në VKM Nr.589, datë 17.07.2013, ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM Nr.545, datë 11.08.2011 të Këshillit të Ministrave’. Nga ana e drejtorisë së Financës është bërë llogaritja e fondit të pagave dhe sigurimeve shoqërore në përputhje me VKM­të e sipërcituara, si edhe legjislacionit tjetër që përcakton masën e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimin mbi të ardhurat personale.

Në total për procesin e ardhshëm zgjedhor është parashikuar të punësohen në total 342 punonjës me kontratë të përkohshme. Kostoja totale e pagave të personelit të përkohshëm është 68.8 milionë lekë”,thuhet në relacionin e buxhetit.

Ndërkohë që duke llogaritur dhe pagesat për kryetarët dhe anëtarët KZAZ-­ve, komisioneve të votimit, grupeve të numërimit, monitoruesve dhe bordit të medias, “kosto totale e shpërblimeve është 216.4 milionë lekë”./panorama/
Shtuar më 09/02/2017, ora 09:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori