Deputeti
Shkëlqim Selami reagoi për heqjen e mandatit nga KQZ-ja pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme me arsyetimin se ai nuk kishte
deklaruar disa krime të bëra vite më parë në kuadër të ligjit për
dekriminalizimin.
Ai u shpreh se nuk paragjykon vendimin e KQZ-së, por priste që çështja të shihej me themel duke paralajmëruar edhe anikimin e këtij vendimi në gjykatë.
“Prisja nga KQZ ta shihte çështjen ne themel. Megjithatë nuk e paragjykoj vendimin e tyre. Po marrim masat për ta ankimuar në gjykatën Kushtetuese dhe shkallet e tjera të gjyqësorit. Po penalizohet nj njeri q s’ka bere asgjë të vetme. Ne do merremi me hapat e tjerë ligjore. Brenda 5 ditëve do bëhet ankimi, mund ta çojmë edhe nesër”- tha
Selami.
KQZ i konsideroi të pavlefshëm mandatet e Dashamir Tahirit dhe
Shkëlqim Selamit si edhe kreut të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi me argumentin se ata nuk kishin
deklaruar dënime të marra më parë nga gjykatat ehuaja ashtu siç parashikonte ligji për
dekriminalizimin. /Albeu.com/
Shtuar më 29/12/2016,
ora 15:54