KQZ hedh poshte kerkesat e partive: Jo rinumerim te votave ne proporcional
Albeu.com
Rinumerimi i proporcionalit deri me tani nuk ka gjetur mbeshtetje nga KQZ-ja e cila ka rrezuar cdo kerkese te partive qe kerkon rikthim numerimit te votave per partite.Gjithashtu KQZ-ja ka hedhur poshte 50 kerkesa nga 320 ankesa qe kane mberritur ne zyren e saj. Tre te katertat e ketyre ankesave kane te bejne me pakenaqesite e partive te vogla per proporcionalin. Me shume se 250 ankesa te partive te ndryshme kerkojne me kembengulje rinumerim te votave ne proporcional duke pretenduar per vjedhje te votave nga dy partite e medha PS e PD. Por, rinumerimi i votave ne proporcional nuk po sheh akoma driten jeshile nga KQZ-ja, nderkohe qe ne dyert e ketij institucioni vazhdon te rritet fluksi i ankesave per kete ceshtje. Vetem diten e djeshme kane ardhur 17 ankesa nga LZHK-ja, 5 nga LSI dhe 2 nga PAA per rinumerim te votave ne qendra te vecanta numerimi. Burime prane KQZ-se pranojne jozyrtarisht se nuk ka shpresa per nje rikthim te procesit te numerimit ne proporcional. Sipas ketyre burimeve procesi zgjedhor do te futej ne kolaps nese do te rikthehej numerimi i votave ne ate mase qe kerkohet nga partite. Deri me tani te gjitha ankesat qe bazohen tek kjo kerkese jane rrezuar nga KQZ-ja, nderkohe qe mbeten per t'u shqyrtuar dhe dhjetra te tjera. LZHK-LSI dhe disa parti te tjera te vogla te majta dhe te djathta jane bashkuar ne te njetin qendrim per te rikthyer numerimin e proporcionalit duke besuar se u jane vjedhur votat ne menyre masive nga partite e medha PD e PS. Nderkaq, ne rezultatet perfundimtare per 93 zona sipas te dhenave te KQZ-se PR rezulton ne krye te listes me 20.08 perqind e ndjekur nga PSD me 12.61 per qind. Renditja per partite e tjera vijon si me poshte: LDLNJ 0.6 %, PBK 0.57 %, PAD me 4.9 %, PDR 7.65, PDK 3.22%, PR 20.08%, LZHK 3.43%, LSI 8.12 %, PAA 6.47%, PBNJD, PDS 4.33 %, PD 7.86%, PSD 12.61 % e PS me 8.97%. GSh
Shtuar më 12/07/2005, ora 12:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori