KQZ hap të gjitha kutitë?
Komisioni Qendror i zgjedhjeve mesa duket se ka gati zgjidhjen e predendimeve të PS lidhur me mos-përputhjen e shifrave. Në një rast të tillë, institucioni më i lartë zgjedhor nuk përjashton mundësinë që të hapë edhe kutitë e tjera të votimit për të gjitha qendrat e votimit ku u gjetën fletë votimi të hedhura gabimisht, në mënyrë që të bëjë edhe ballafaqimin e shifrave, raportoi të enjten e përditshmja Mapo.

Partia Socialiste paraqet sot kërkesën ankimore në KQZ lidhur me rezultatin e bashkisë së Tiranës, në të cilën goditen vendimet e marra nga KQZ-ja për miratimin e tabelës së rezultateve për njësinë 5, për pasqyrimin në tabelën e rezultateve të të gjitha votave të gjetura në kutitë e gabuara dhe miratimin e tabelës përmbledhëse për Tiranën. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2011, ora 10:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori