KQZ e njëanshme dhe e politizuar
Komiteti Shqiptar i Helsinkit shprehru sot shqetësimin për vendet vakante të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Në raportin për situatën paraelektorale, KSHH i cilëson vendimet e KQZ si të njëanshme dhe të politizuara.

Ish- presidenti Moisiu dhe kryetarja e KSHH-së Vjollca Meçaj ngrenë pikëpyetje se çfarë mund të ndodhë pas 23 qershorit, me një KQZ me 4 anëtarë, në rast se rezultati do jetë i ngushtë. Nga monitorimi i situatës paraelektorale KSHH-ja ngre shqetësimin për listat e pasakta zgjedhore, mospërcaktimin e qendrave të votimit për zgjedhësit, mosfunksionimin e komisioneve zonale të administrimit zgjedhor, ndërrimin e shpeshtë të komisionerëve. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2013, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori