KQZ apel Gjinushit: Drejtohu Kolegjit Zgjedhor
KQZ i është kundërpërgjigjur akuzave të ngritura sot nga Gjinushi, duke i bërë apel që ti drejtohet Kolegjit Zgjedhor. Pas kërkesës së parashtruar nga Gjinushi, KQZ i ka dhënë përgjigje kreut të PSD, i cili ka denoncuar se KQZ ka falsifikuar vendimet e kësaj partie për kandidimin vetëm.

“Ftojmë çdo subjekt të interesuar që në lidhje me çfarëdo pakënaqësie apo mos dakordësie me vendimmarrjen e KQZ, t'i drejtohet Kolegjit Zgjedhor, duke ndihmuar kësisoj që procesi të qëndrojë brenda hapësirave institucionale, pa u bërë pre e ekseseve apo interesave të vogla politike”, theksohet në një deklaratë të KQZ-së.

“Në zbatim të kompetencave të njohura nga ligji, KQZ, si organi kryesor në administrimin e procesit zgjedhor, prodhon vazhdimisht akte nënligjore, të cilat detajojnë formulat e parashikuara nga Kodi Zgjedhor dhe i’u shërbejnë Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, por edhe organeve të tjera në hierarkine institucionale, për të realizuar një proces konform ligjit e Kushtetutës”. /albeu.com/

Shtuar më 15/04/2015, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori