KQZ: 4 zona zgjedhore nuk e kane terhequr ende materialin zgjedhor
Albeu.com
Jane identifikuar disa probleme me fletet e votimit.Zedhenesi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Erton Sinani beri te ditur sot se komisioneret e disa zonave zgjedhore e disa qendra te vecanta votimi te ketyre zonave nuk kane terhequr materialin e nevojshem zgjedhor te derguar ne KQZ. . "Ka informacion se shkeljen e kane bere disa zona te caktuara, per te cilat do te merren masa te renda ligjore sic eshte edhe kallzimi penal neqoftese nuk terheqin ne kohen e duhur materialin zgjedhor. Behet fjale per kater zona zgjedhore per qendrat e votimit ne keto zona te cilat nuk jane paraqitur ne Komisionin Qendror Zgjedhor", sqaroi Sinani pa dhene detaje se cilave qytete i perkisnin zonat. Sipas Sinanit komisioneret qe nuk kane zbatuar udhezimin i perkasin partive te spektrave te ndryshme politike."Keto jane raste sporadike por neser jane zgjedhjet dhe nje vonese e tille shkakton detyrimisht probleme", thekson Sinani. BW
Shtuar më 02/07/2005, ora 20:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori