KPD miraton me shumice votash paketen "Rama"
Albeu.com
Komiteti i Pergjithsem Drejtues i PS-se ka kaluar sot me shumice votash "pro" dhe vetem 8 vota "kunder" paketen e Edi Rames me propozimet per ndryshimin e statutit.Kjo pakete e sjelle ne KPD nga grupi i punes eshte kundershtuar nga disa anetare KPD perfshire dhe ish-presidentin Rexhep Meidani.

Debati me i ashper ka qene mes dy figurave te vjetra te PS, Servet Pellumbi dhe Rexhep Meidani, te cilet kane debatuar per menyren e zgjedhjes se kryetarit dhe per legalizimin e fraksioneve. Ne fund te mbledhjes paketa ka kaluar me pak ndryshime, njera prej te cilave ishte doreheqja e kryetarit ne rast te humbjes se zgjedhjeve legjislative.

Pas mbledhjes kandidati per kryetar te PS Edi Rama i quajti "jo koherente" propozimet e Medianit. "Ishte nje debat i gjate dhe konstruktiv me nje fryme bashkepunuese. Por me ne fund u arrit konkluzioni, paketa e ndryshimeve me disa ndyshime u miratua dhe kjo perben bazen per Kongresin e 8 tetorit", tha Rama. Nje tjeter ndryshim qe u implementua ne statutin e PS-se gjate kesaj mbledhje ishte dhe propozimi qe zgjedhjet ne FRESSH dhe ne Foumin e Forumin e Gruas socialiste te behen sipas parimit nje anetar nje vote.

Nderkaq Meidani dhe mbeshtetesit kane hartuar nje pakete paralele propozimesh per ndryshimin e statutit qe jane te ndryshme nga ato qe kaloi KPD-ja, e cila do te paraqitet ne Kongresin e PS.
Shtuar më 04/10/2005, ora 00:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori