Kouchner: Zgjidhja e statusit të Kosovës është prioritet
Albeu.com
Franca mbështet integrimin evropian të Serbisë, por në këtë moment zgjidhja e çështjes së Kosovës është prioritet, ka deklaruar ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner.Në raport me zgjidhjen e çështjes së statusit, shefi i diplomacisë franceze ka thënë, "Prioriteti ynë është mbështetja e treshes ndërmjetësuese. Shpresojmë që bisedimet në mes te Prishtinës dhe Beogradit, të udhëhequra nga treshja, do të japin një rezultat pozitiv".

Në konferencën për gazetarë, pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Kouchner ka thënë se, problemi i Kosovës nuk është drejtpërdrejt i lidhur me të ardhmen evropiane të Serbisë, por edhe që afrimi i Serbisë me BE-në do të jetë më i vështirë nëse ky problem nuk zgjidhet më parë.
Shtuar më 18/10/2007, ora 23:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori