Negociatat me KE, Kotzias vë kusht minoritetin dhe drejtësinë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Pavarësisht faktit se gjatë javëve te fundit raportet me Tiranën zyrtare kanë qënë të tensionuara, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, është shprehur se po vazhdojnë përpjekjet per zgjidhjen e problemeve qe ekzistojnë mes dy vendeve.

Gjatë një interviste për agjencinë zyrtare te lajmeve ANA-MPA, Kotzias u ndal tek prioritetet e Komisionit Europian pwr Shqipwrinw.

"Në ndryshim nga dokumente të mëparshme që kishte përgatitur Komisioni Europian dhe që fokusoheshin ekskluzivisht në reformën e drejtësisë në Shqipëri, tashmë evidentohen pesë prioritetet kyçe që janë vënë si kushte bazike për shqyrtimin e një hapjeje të mundshme të negociatave të anëtarësimit.

Prioritetet e përcaktuara nga Bashkimi Europian përfshijnë reformën gjyqësore, luftimin e krimit të organizuar, veçanërisht në prodhimin dhe trafikimin e drogës dhe sigurisht respektimin e minoritetit” deklaroi ai.

Shefi i diplomacisë greke thotë se për Greqinë respektimi i të drejtave të minoritetit është kryesor, nisur nga tensionet mes dy vendeve në muajt e fundit pas kundërshtimit të 11 familjeve në Himarë, të cilët nuk pranojnë shembjen e banesave që përfshihen nga projekti i shëtitores që do të ndërtohet.

"Çështja e mbrojtjes së të drejtave të pakicave në të gjithë territorin e Shqipërisë është shumë e rëndësishme për ne.

Ne e kemi shtuar nga viti i kaluar dhe këtë vit problemin për çështjet e pronësisë.

Kjo është një çështje që është përfshirë edhe në tekstin e BE, si një nga kushtet për Shqipërinë për integrimin në BE".
Kotzias u ndal edhe tek konkluzionet e presidencës sllovake per ecurinë e procesit te integrimit europian te Shqipërisë. Sipas tij, raporti i fundit evidentoi pese prioritetet kyçe, ku përfshihet edhe respektimi i te drejtave te minoritetit. /Albeu.com/
Shtuar më 28/12/2016, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori