Kosumi u kërkon ambasadorëve islamikë të ndihmojnë në krijimin e shtetit të Kosovës
Albeu.com
Delegacioni i Ambasadorëve të Organizatës së Konferencës Islamike, me seli në Beograd ka vizituar dje Kosovën. Gjatë ditës ky delegacion ka takuar shefin e UNMIK-ut Soren Jesen Petersen, kryeministrin Bajram Kosumin dhe kryeparlamentarin Nexhat Daci.Kryeministri Kosumi nga Delegacioni i ambasadorëve të organizatës së Konferencës islamike, ka kërkuar që të ndihmojnë në krijimin e shtetit të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, e informoi delegacionin e Ambasadorëve për të arriturat dhe përparimet e vendit tonë gjatë gjashtë vjetëve të pasluftës, por edhe për përgatitjet që po i bënë vendi ynë për të hyrë në fazën e finalizimit të pavarësisë së Kosovës : “Për mundësinë dhe parakushtet që Kosova të ekzistoj e të zhvillohet si shtet i mëvetësishëm si në aspektin politik, demokratik ashtu edhe në atë ekonomik”. Kryeministri Kosumi nga delegacioni i ambasadorëve të organizatës së Konferencës Islamike, ka kërkuar që për shkak të rolit të madh të kësaj organizate në OKB, të ndihmojnë në krijimin e shtetit të Kosovës.Ministri i Malajzisë në Beograd, Dato Sou Cing Hong si përfaqësues i delegacionit tha se vizita e tyre këtu ishte për të shprehur solidaritetin e tyre me popullin kosovar në kohën kur Kosova është në fokus të komunitetit ndërkombëtarë.“Në javët e ardhshme Kosova do të zhvilloj negociatat që kanë të bëjnë me të ardhmen e Kosovës bazuar në deklaratën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”. Ambasadorët e organizatës së Konferencës Islamike kanë takuar edhe shefin e UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen dhe me kryeparlamentarin Nexhat Daci. rtk
Shtuar më 18/11/2005, ora 15:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori