Kosumi ka marrë një letër nga Grupi i Kontaktit në të cilën shprehet shqetësimi për ngad
Albeu.com
Kryeministri Kosumi thotë se ka marrë një letër këto ditë nga Drejtori Politik i Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe Xhon Sauers, i cili në emër të Grupit të Kontaktit i ka shprehur shqetësimin për ngadalësimin e disa proceseve në Kosovë."Janë disa shqetësime që janë shfaqur në letër lidhur me kthimin e refugjatëve, me procesin e ecjes së pesë pilotë-projekteve për decentralizim dhe nuk thuhet për ngecje të tjera. Për realizimin e standardeve thuhet e kundërta se ka përparim", ka thënë Kryeministri Kosumi. Ai shtoi se nuk mund të thuhet se ka ngecje në procesin e decentralizimit, pasi tashmë ka filluar implementimi i pilot-projekteve të para. QIK
Shtuar më 29/07/2005, ora 17:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori