Kosumi i propozon Koshtunicës të takohen në Prishtinë ose në Beograd
Pëlqej
Albeu.com
Kryeministri Bajram Kosumi i propozon homologut të tij nga Serbia që takimi mes tyre të mbahet në Prishtinë ose Beograd, por në rast mospajtimi mund të caktohet një vend i tretë dhe neutral.Kështu thuhet në përgjigjen e Kosumit që i ka drejtuar sot kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica.
Sipas zëdhënësit të qeverisë Daut Dauti temat për bisedime do të jenë teknike dhe në fakt vazhdimi i dialogut për energjetikë, për kthimin e të zhvendosurve, kthimin e trupave të pagjetur nga Serbia, për pensionet, për lëvizjen e qytetarëve nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Një kërkesë tjetër e Kosumit është kthimi i dokumentacionit nga Serbia në Kosovë. qik
Shtuar më 18/05/2005, ora 19:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori