KOSTUR/ Në pranga një grek, një shqiptar dhe një tjetër në kërkim
Një 45-vjeçar me origjinë greke u prangos sot në Kostur.

Ai u vu në pranga, në kufirin greko-shqiptar pasi iu gjetën në makinë 5 çanta me 43 kg e 210 gram marijuanë.

Policia helene tha se në kërkim është shpallur dhe një 26 vjeçar shqiptar.

"Një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, nuk iu bind thirrjes së policisë, shtoi shpejtësinë dhe u gjet më pas i braktisur" – njoftojnë uniformat blu.

Nga hetimet paraprake mësohet se 26 vjeçari shqiptar po drejtonte mjetin.

Policia shtoi se po kërkohet edhe një person i tretë, ende i paidentifikuar.
Shtuar më 14/01/2020, ora 23:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori