Kostovi: Busti i Skënderbeut nuk do të vendoset kurrë
Albeu.com
Prefekti i qytetit të Shkupit, Trifun Kostovski tha se monumenti i Skënderbeut në asnjë mënyrë nuk do të vihet në atë vend ku u vu gurthemeli i bustit.“Ai vend, nuk është legal. Ne duhet të jemi strikt në përputhje me ligjin. Nuk më vjen aspak mirë që vendosja e monumentit të Skënderbeut u nis me një akt primitiv”, tha Kostovi. Prefekti tha se monumenti i Skënderbeut do të vendoset së bashku me 10-të figurat që do ta karakterizojnë qytetin. Këshilli i qytetit do të vendosë për vendin dhe kohën ku dhe kur do të realizohet ky projekt. Kostovi nuk dha asnjë detaj, për atë se ku dhe kur mund të ndodhë kjo, por vetëm tha se ky është një proces i gjatë që kërkon kohë dhe angazhim të madh. “Fatkeqësisht tek ne gjithçka në princip zgjat shumë. Do të përpiqemi që të bëhet më shpejt dhe në përputhje me të gjitha ligjet” tha ai.
Në përgjigje të kësaj akuze të Kostovskit, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, tha se nuk ka ndryshuar asnjë qëndrim nga ajo që është thënë më parë. “Monumenti i Skënderbeut në vitin 2006-të do të vendoset në vendin ku u vu gurthemeli”, tha shkurt Mexhiti. Lajm
Shtuar më 08/04/2006, ora 13:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori