Konstadin
Xhuvani është
lejuar të marrë pjesë në varrimin e të
atit,
Gjergj Xhuvani, regjisori dhe skenaristi që humbi jetën pak ditë më parë në një spital të Romës.
Drejtoria e Burgjeve e ka marrë në konsideratë kërkesën e të dënuarit me 35 vjet burg dhe ka
lejuar që ai të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të të
atit.
Sikurse duket edhe përmes këtyre fotove Konstadin
Xhuvani shoqërohej nga motra e ti, teksa i shtrëngon asaj dorën, ndërsa në krahun e majtë prangat janë të dukshme, që nënkupton masat e sigurisë për të riun
Xhuvani, që vuan dënimin për një vrasje të katërfishtë.
Shoqëruesit e tij në një tjetër foto duken qartazi, oficerë të Policisë, që kujdesen për sigurinë e tij.
Ndërkohë,
Gjergj Xhuvani është përcjellë për në banesën e fundit, me pjesëmarrjen e miqve dhe të afërmëve të tij.
Shtuar më 20/08/2019,
ora 20:50