Konfederata e Industrive e Shqipërisë (Konfindustria) ka shprehur shqetësimin për vazhdimësinë e bllokadës nga
Serbia të
linjës energjetike 400 kilovolt në mes
Kosovës dhe Shqipërisë.
Konfindustria në një komunikatë për media ka theksuar se ky veprim është duke i dhënë natyrë të qartë një lufte të pandershme tregtare dhe ekonomike, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Qeveritë e Shqipërisë dhe
Kosovës duhet të shqyrtojnë me shpejtësi marrjen e masave kundërvepruese ndaj Serbisë lidhur me çështjen e mësipërme”, thuhet në komunikatën e saj.
Serbia vazhdon të mos e zbatojë marrëveshjen e arritur me palën kosovare për energji, që nga dhjetori i 2013-s. Shkaku i kësaj bllokade, Kosova humb brenda një viti mes 3 dhe 5 milionë
euro, ndërkaq nga mosfunksionimi i
linjës 400-kilovoltëshe me Shqipërinë, deri më tani, humbjet kanë arritur në 1 milion
euro.
Shtuar më 09/01/2018,
ora 07:53