Kosove, zgjedhjet parlamentare dhe lokale ne nentore
Albeu.com
Shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker dhe Ekipi i Unitetit kane rene dakord sot qe zgjedhjet parlamentare dhe lokale ne Kosove, te mbahen gjate muajit nentor, por ende nuk eshte caktuar data e sakte. Kryetari Fatmir Sejdiu tha se do te behen te gjitha perpjekjet qe zgjedhjet te mos perdoren nga askush si arsyetim per shtyrje te tjera ne procesin e statusit final te Kosoves. Ndersa, Ryker tha se marreveshja mund te rishqyrtohet nese verehet se mbajtja e zgjedhjeve behet pengese per statusin.
Shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker konfirmoi mbeshtetjen per vendimin e javes se kaluar te Ekipit Negociator, rreth mbajtjes se zgjedhjeve gjate vjeshtes. Ne takimin e sotem negociatoret dhe Ryker arriten parimisht marreveshje qe zgjedhjet ne te dy nivelet te mbahen gjate nentorit. “Jemi pajtuar qe ne rast se gjate javeve te ardhshme procesi zgjedhor behet pengese per procesin e statusit, atehere do te rishqyrtojme marreveshjen tone”, tha Ryker, i cili megjithekete tha se nuk pret qe nje gje e tille te ndodh. Per te mos lejuar krijimin e vakumit institucional, Ekipi Negociator dhe shefi i UNMIK-ut jane pajtuar, qe parlamenti te mos shperbehet me shpalljen e zgjedhjeve.


Parlamenti, Ekipi Negociator dhe Qeveria do te vazhdojne funksionimin normal deri dy dite para dates se zgjedhjeve. Nderkohe, do te pergatitet legjislacioni per zgjedhjet ndersa data do te caktohet me vone nga shefi i UNMIK-ut.
Shtuar më 26/07/2007, ora 20:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori