Kosove-Turqi, bashkepunim ne fushen e drejtesise
Albeu.com
Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e drejtësisë ishte temë e bisedimin në takimin mes ministrit të Drejtësisë, Haki Demolli dhe delegacionit nga Akademia Gjyqësore e Turqisë, kryesuar nga zëvendëspresidenti i kësaj akademie, Sani Sezai Ural.
Demolli tha se është me rendësi të veçantë për Ministrinë e Drejtësisë ndihma që Turqia është duke e dhënë në sistemin e drejtësisë. Edhe zëvendëspresidenti i Akademisë Gjyqësore të Turqisë, Sani Sezai Ural, pohoi se vizita e këtij delegacioni në Kosovë ka për qëllim arritjen e disa marrëveshjeve në segmentin e sistemit të drejtësisë, të cilat do të shërbejnë në të mirë të dy vendeve.
Shtuar më 11/05/2010, ora 21:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori