Kosove, protesta te punonjesve te shendetesise dhe policise
Albeu.com
Disa qindra punonjës mjekësorë dhe rreth 100 përfaqësues të njësive elitë të policisë kanë protestuar në Prishtinë për rroga më të larta dhe kushte më të mira pune.
“Mos na harroni, na ndihmoni, ne shpëtojmë jetë”, ishte parrulla që mbanin në dorë mjekët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë gjatë marshit të tyre një ditor. Nga ana tjeter, siç transmeton RTK, katër njësite të policisë së Kosovës vazhdojnë edhe sot protestën në Qendrën e trajnimeve në Kishnicë. Policët kërkojnë rritjen e pagave dhe zbatimin e ligjit për policinë. Sindikata e policisë tha se mbështet kërkesat e tyre, edhe pse nuk është ishte njoftuar për protestën. Me kërkesat e policëve grevistë mësohet se janë solidarizuar dhe policët e rajonit të Pejës.
Shtuar më 04/02/2010, ora 03:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori