Kosove, Priten rezultatet zyrtare te votimeve
Pëlqej
Albeu.com
Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka rezultate perfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të djeshme. “Ka ende vendvotime të panumëruara dhe ne presim që jo me larg se të martën t’i kemi rezultatet preliminare.Publikohen sot pasdite ne Kosove rezultatet e para zyrtare joperfundimtare te zgjedhjeve te 17 nentorit. Nga rezultatet e deritanishme per zgjedhjet e se shtunes ne Kosove, pas numerimit te mbi 90 perqind te votave, organizatat joqeveritare thone se fituese e te tri pale zgjedhjeve mbetet Partia Demokratike e Kosoves e Hashim Thaçit.

Rezultatet

Ne nje konference te mbajtur te dielen, organizatat joqeveritare qe kane vezhguar procesin zgjedhor thane se ne vend te dyte radhitet Lidhja Demokratike me 22 per qind te votave, e ndjekur nga Aleanca Kosova e Re me 11.8 per qind, Lidhja Demokratike e Dardanise me 10.1 per qind, Aleanca per Ardhmerine e Kosoves me 9.6 per qind dhe ORA me 3.7 per qind.

Rezultatet paraprake sipas Demokracia ne Veprim
PDK - 34%
LDK - 22%
AKR - 12%
LDD - 10.1%
AAK – 9%
ORA -4%

Ne nivelin komunal, sipas rezultateve te koalicionit "Demokracia ne veprim", Partia Demokratike udheheq ne 18 komuna, Lidhja Demokratike ne 6, duke perfshire ketu Prishtinen, ndersa Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ne 3 komuna.

Leon Malazogu, nga koalicioni i OJQ-ve, tha se rezultatet e paraqitura nuk jane perfundimtare. "Ne kete numerim te votave nuk jane perfshire votat me kusht dhe ato me poste. Pjesemarrja ne zgjedhje mbetet 45 per qind", tha zoti Malazogu.
Nderkohe Lidhja Demokratike e Kosoves, e cila per here te pare bie ne vendin e dyte, kontestoi te dielen rezultatin e zgjedhjeve tė publikuara nga organizatat joqeveritare.
S'ka dyshim se trendi ekziston se ne i kemi humbur keto zgjedhje

Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka rezultate preliminare zyrtare të zgjedhjeve të djeshme. Zëdhënësi, Arianit Osmani thotë se procesi i numërimit është duke vazhduar dhe nuk dihet se kur saktësisht do të përfundojë. “Ka ende vendvotime të panumëruara dhe ne presim që gjatë ditës dhe gjatë ditës së sotme ky process të kryhet në mënyrë që më së largu të martën t’i kemi rezultatet preliminare”, tha ai.
Gjithashtu ai thotë se sipas të gjitha gjasave do të ketë edhe një raund të ri votimi për kryetar të komunave, në ato vende ku asnjëri nga kandidatët nuk kanë fituar votat e mjeftueshme. Nderkaq Ruecker ka percjelle mesazhin tek udheheqesit kosovare qe te ndertojne institucionet e reja

Partia Demokratike e Kosoves si fituese e zgjedhjeve pritet te nise negociatat me subjektet e tjera politike per formimin e koalicionit qeverises.

Shefi i Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Joachim Ruecker, i ka porositur udheheqesit kosovare qe te ndertojne sa me shpejt institucionet e reja pas zgjedhjeve te se shtunes.

Keto institucione, tha ai, "i presin vendime te rendesishme ne javen dhe muajt e ardhshem", kur pritet te perfundoje procesi i zgjidhjes se statusit te Kosoves.

"Mesazhi im per udheheqesit kosovare eshte te perpiqen te kene gjithmone institucione funksionale demokratike. Mendoj se do te jete mire qe Kuvendi i ri te konstituohet me kohe, poashtu edhe qeveria dhe te mos kete vonesa.

Mendoj se nese kemi qeveri te qendrueshme, kjo do te krijoje shume perparesi per javet dhe muajt e ardhshem me vendime shume te rendesishme", tha zoti Reucker. (news24)
Shtuar më 19/11/2007, ora 17:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori