Kosove, ne 2009-ten jane shenuar 73 vetevrasje dhe 293 tentim vetevrasje
Albeu.com
Edhe pse Kosova në krahasim me vendet e tjera ende ka shkallë të ultë të vetëvrasjeve, numri i vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve në dhjetë vjetët e fundit të pasluftës është shtuar dukshëm.
Në vitin 1999 ishte shënuar vetëm 1 rast i vetëvrasjes dhe asnjë tentim vetëvrasje; ndërsa dhjetë vjet më vonë, më 2009 janë shënuar 73 vetëvrasje dhe gjithsej 293 tentim vetëvrasje, ka raportuar KosovaLive.
Trendi duket se vazhdon: në dymujorin e parë të këtij viti janë paraqitur gjithsej 54 tentim vetëvrasje dhe 8 vetëvrasje.
Në bazë të statistikave të policisë, që nga viti 1999 deri në dymujorin e parë të këtij viti janë shënuar gjithsej 617 vetëvrasje dhe 1.527 tentim vetëvrasje.
“Kosova në 10 vitet e fundit ka përjetuar dhe është duke përjetuar tranzicion në shumë sfera sociale nga ajo më e përgjithshme, politike deri tek ajo në familje, ku gjërat janë duke u ndryshuar dhe jo gjithkush i përgjigjet këtyre ndryshimeve njëjtë,” thotë Aliriza Arenliu, ligjërues në departamentin e Psikologjisë, në Universitetin e Prishtinës.
Shtuar më 08/05/2010, ora 21:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori