Kosove, ndryshime ne 6 ministri
Albeu.com
PDK dhe LDK janë pajtuar të dielën për riformatim të Qeverisë, ka raportuar mbrëmë TV Klan Kosova, që konsiderohet i afërm me Qeverinë e Kosovës. Duke u thirrur në burime brenda dy partive në koalicion, PDK dhe LDK, thuhet se në kabinetin e riformatizuar të Qeverisë do të jenë këta ministra të rinj......Edita Tahiri - ministre e Administratës Publike, Arsim Bajrami – ministër i Punëve të Brendshme, Bujar Bukoshi – ministër i Shëndetësisë, Lutfi Haziri – ministër i Kulturës, Robert Muharremi – ministër i Drejtësisë, dhe Bajram Rexhepi – ministër i Forcës së Sigurisë.
Sipas të njëjtave burime, Klan Kosova raporton se në postet e tyre edhe më tutje mbeten dy zëvendëskryeministrat si dhe ministrat Fatmir Limaj, Ahmet Shala, Enver Hoxhaj dhe Justina Pula-Shiroka nga PDK dhe Skënder Hyseni, Sadri Ferati e Lutfi Zharku nga LDK.
Ndërkaq, ende nuk dihet emri i ministrit të ri të Bujqësisë dhe ndërrimet që mund të ndodhin në ministritë e udhëhequra nga pakicat.
Sipas kësaj përbërje të re, ministrat që do t’i lirojnë postet e deritashme ministrore janë: Fehmi Mujota, Zenun Pajaziti, Idriz Vehapi, Alush Gashi, Nekibe Kelmendi dhe Valton Beqiri.
Shtuar më 29/03/2010, ora 21:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori