Kosove, ndalohen tre gjermane te dyshuar per shperthimin
Pëlqej
Albeu.com
Tre shtetas gjermanë janë ndaluar nga policia e Kosovës, të dyshuar si të përfshirë në shpërthimin e 14 nëntorit pranë zyrave civile ndërkombëtare (ICO) të akredituar në Prishtinë.Lajmi është bërë i ditur nga një komunikatë e policisë së Kosovës, e cila nuk bën të ditur emrat e tre gjermanëve. Policia dyshon se në shpërthimin e disa ditëve më parë, mund të ketë dorë një shtetas i huaj. Shtetasit e huaj të arrestuar do të qëndrojnë për 72 orë në burg, derisa të merret një vendim i dytë.
Shtuar më 20/11/2008, ora 23:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori