Kosove, gjithsej 6 te infektuar me A H1N1
Albeu.com
Konfirmohen katër raste të reja të infektuar me gripin e derrave në Kosovë pasi një institut laboratorik në Shkup ka kthyer të premten vonë rezultatet për këto katër raste të dyshuara. Kjo e çon në 6 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga pandemia e virusit A H1N1.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se megjithatë gjendja e të infektuarve është e mirë.
“Të katër rastet të cilat gjatë kësaj jave kanë qenë si të dyshimta dhe në mbikëqyrje, janë të konfirmuara si pozitive me gripin A H1N1. tre prej këtyre pacientëve të konfirmuar me grip ndodhen në shtëpitë e tyre pasi që gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë. Ndërkohë njëri prej këtyre pacientëve ndodhet i hospitalizuar në Klinikën Infektive por gjendja e tij shëndetësore reflekton shumë e mirë”, theksoi Hoti.
Zëdhënësi Hoti nuk ka përjashtuar mundësinë që edhe raste të reja të virusit të konfirmohen në Kosovë.
“Aktualisht duke u bazuar në raportet që i jep çdo ditë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk kemi raste të reja të dyshuara. Autoritetet shëndetësore në vazhdimësi kanë theksuar se mund të priten edhe raste të tjera të dyshuara dhe të konfirmuara. Përgatitjet për ballafaqim me pandeminë janë duke shkuar shumë mirë dhe situata është nën kontroll”, nënvizoi zëdhënësi Hoti.
Tre nga personat e konfirmuar me virusin A H1N1 dyshohet se kanë qenë në kontakt me një të infektuar të mëparshëm i cili ka ardhur në Kosovë nga Irlanda, ndërsa i prekuri i katër ka ardhur nga Suedia. Tre nga të infektuar janë nga rrethi i Prishtinës, ndërsa personi i katërt është nga Obiliqi. (alsat)
Shtuar më 09/08/2009, ora 00:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori