Kosove, fillon votimi
Albeu.com
Ora 07:30 Fillon votimi ne Kosove. Sic ben te ditur agjencia e lajmeve kosovare Kosovapress pikerisht ne ora 7.00, eshte hapur qendra e votimit ne gjimnazin “Sami Frasheri” ne Prishtine, ku ka votuar votuesi i pare, Lavdim Rexhepi nga Prishtina. Hapja e qendres eshte bere nga shefi i misionit te OSBE-se, Tim Guldiman dhe nga kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror Zgjedhor, Mazllum Baraliu. Nderkohe qe ne qendren tjeter votuese, “1 tetori” dhe shkollen fillore “Faik Konica” votimet ende nuk kane filluar.
Sot në 623 qendra votimi në gjithë territorin e Kosovës, duke filluar nga ora 7.00-19.00, do të mbahen zgjedhjet parlamentare, për asamble komunale dhe kryetar komunash, në të cilat rreth 1.5 milion votues, prej tyre 160.000 për herë të parë, do të votojnë për 97 subjekte të certifikuara politike- 25 parti, 33 kandidatë të pavarur, 37 iniciativa qytetare dhe 2 koalicione.
Nderkohe mijera vezhgues jane akredituar per keto zgjedhje, ku mes tyre 150 jane nga Keshilli i Europes.
Shtuar më 17/11/2007, ora 15:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori