Kosovë: Bllokohet procesi i reformave
Albeu.com
Të premten mund të mbahet se seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet për kabinetin e ri qeveritar dhe propozimin e grupit parlamentar të LDK-së për shkarkimin e kryeparlamentarit Nexhat Daci.Por, Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme, sidoqoftë, nuk arriti të marrë vendim për datën e seancës, me arsyetimin se ende nuk janë plotësuar procedurat formale.

Sipas anëtarëve të kryesisë, ende nuk janë dorëzuar në Kuvend emri i mandatarit për kryeministër dhe lista me propozimet për ministra. Ndërkohë, kryeparlamentari Nexhat Daci tha se nuk do të jap dorëheqje nga posti, apo të largohet nga LDK-ja. “Unë do të jem kryetar i Kuvendit deri kur në mënyrë demokratike të bëhet zëvendësimi im” tha Daci.
Shtuar më 07/03/2006, ora 15:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori