Alarmi i dhënë se kishte bombë brenda ndërtesës së qeverisë së Kosovës, ishte i rremë. Pas kontrollimit të objektit nga ana e njësiteve të specializuara është vërtetuar se nuk ka asnjë lloj mjeti të vendosur shpërthyes. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka ka thënë se kërcënimi ka arritur rreth orës 9:00 të mëngjesit dhe ishte dërguar nëpërmjet postës elektronike. Ai saktësoi se kërcënimi është dërguar nga një institucion joqeveritar dhe janë kërkuar 1 milionë euro.
Shtuar më 06/05/2009,
ora 22:25