Kosove: 28 Nëntori “Dita e shqiptarëve”, hiqet si festë e flamurit
Albeu.com
Kuvendi i Kosovës ka vendosur në kalendarin e festave ditën e 28 Nëntorit, por tashmë jo si dita e flamurit por si “Dita e shqiptarëve”. Keshtu ka vendosur sot kuvendi i Kosoves. Dita e 28 Nëntorit është përfshirë në kalendarin e festave në Kosovë, por jo më si festa e flamurit, por si “Dita e shqiptarëve”. Me 46 vota pro dhe 32 kundër, Komisioni Ad hoc ka përfshirë në këtë ligj edhe tetë festa të tjera, tre prej të cilave i kanë kërkuar deputetët shqiptarë. 28 Nëntori do të festohet në Kosovë si “Ditë e shqiptarëve”, 6 Marsi si “Ditë e veteranëve” dhe 12 Qershori si “Ditë e falënderimeve”. Pas miratimit të këtij ligji, për të cilën është debatuar shumë, deputetët e opozitës dhe pozitës kanë mendime të ndryshme.
Para votimit anëtarët e komisionit Ad hoc kanë zhvilluar takime të ngjeshura për të arritur një konsensus në miratimin e këtij ligji. Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me tre orë vonesë, për faktin se grupet parlamentare nuk kanë arritur të merren vesh rreth projektligjit të Qeverisë për 11 festa zyrtare. Është dashur mbledhja në një takim të përbashkët të shefave të grupeve parlamentare, anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu e kryeministri Hashim Thaçi për të arritur në vendimin e mësipërm. Me këtë votim, Kosova do të këtë tashmë 21 festa zyrtare. (nga Erion Kaçorri, news24)
Shtuar më 24/05/2008, ora 02:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori