Kosove, 100 raste procedohen ne prokurori per korrupsion
Albeu.com
Prishtinë-”Përgjatë dy viteve të punës së Agjencisë Antikorrupsion janë hetuar rreth 270 raste që dyshohen për korrupsion, por vetëm 100 prej tyre janë proceduar në prokurori”-tha kreu i kësaj agjencie Hasan Preteni.Duke prezantuar sot raportin për vitin 2008, para Komisionit për legjislacion dhe gjyqësi të Kuvendit të Kosovës, Preteni ka shprehur shqetësimin e tij rreth punës së prokurorisë dhe gjyqësisë.

Anëtari i këtij komisioni Bajram Kosumi, u shpreh se me gjithë punën dyvjeçare të AKK së nuk ka rezultate efektive. Por ai u angazhua për mbështetje për Agjencinë Antikorrupsion e kurrsesi ajo të të konsiderohet si kundërshtare e institucioneve. Ai bëri thirrje që prokuroria ta ndjekë krimin.

Anëtari i tjetër Ibrahim Makolli kërkoi ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e punës në trekëndëshin agjenci prokurori dhe gjykatë. Kryetari i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi Bahri Hyseni tha se raporti i AKK-së do t'i dorëzohet Kuvendit dhe do të kërkojë fillimin e procedurave për plotësimin dhe ndryshimin e bazës ligjore, për luftimin e korrupsionit. Në kuadër të infrastrukturës ligjore për luftimin e korrupsionit është paraparë hartimi i ligjit për prejardhjen e pasurisë dhe ligjit për konflikt interesi.
Shtuar më 24/04/2009, ora 15:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori