Kosovë – Shqipëri: Hapen dyert për qytetarët e dy vendeve
Pëlqej
Albeu.com
Shtetasit kosovarë dhe shqiptarë mund të lëvizin lirisht brënda territorit të dy vendeve. Një dokument i quajtur Karta e Zonave Ndërkufitare bën të mundur që tani e tutje kufiri kosovë shqipëri është i lirë për levizje.Karta kufitare u firmos në Kukës nga përfaqësues të pushtetit lokal të dy vëndeve. “Marrëveshja e nënshkuar, e para e këtij lloji që nga viti l999, ishte mjaft e vlefshme pasi kishte si qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e marrëdhënjeve bilaterale në shumë sektorë të ndryshëm”. Skënder Selmani, përfaqësuesit të Agjensisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik në Verilindje të Shqipërisë, në Kukës. “Nga ky veprim i përbashkët ne mendojmë që të hartojmë një strategji të re në drejtim të zhvillimit ekonomik ndër-rajonal”, thekson për Doice Ëellen drejtuesi i GTZ-së Skënder Selmani. Nënshkrimi i dokumentit ndërkufitar, ka një vlerë mjaft të rëndësishme për të dyja palët. Shumë Komuna dhe Bashki si Kukësi, Tropoja, Hasi etj, janë të lidhura ngushtë me pjesën kufitare të Kosovës, sidomos me Prizrenin, Gjakovën e Suarekën. Drejtori Ekzekutiv i GTZ-së Ismail Beka, tha se “jo vetëm infrastruktura e përshtatshme, por edhe i gjithë kuadri i marrëveshjeve të fundit si ai tregëtisë së lirë të mallrave dhe njerëzve, padyshim që do të ndihmonte shumë në zhvillimin ekonomik këtyre zonave”. Për shumë zona verilindore të Shqipërisë tregtia e lirë me Kosovës është e rëndesishme.
Sonila Kella, Gazeta Start
Shtuar më 27/04/2006, ora 19:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori