Kosovarja kërcënon Austrinë: Do të vetevritem nëse debohem
Albeu.com
Eshte shfaqur në internet (jakujam.com) video e vajzës kosovare 15 vjecare, rasti i së cilës ka shkaktuar një tronditje në politikën austriake. Këto pamje janë shfaqur në gjithë telelevizionet austriake dhe kanë ngritur një cështje madhe për diskutim për tu dhënë amnisti familjeve që jetojnë prej vitesh dhe integrohen ne Austri.




Adresa e videos: http://www.jakujam.com/view_video.php?viewkey=30607d76796b35c64c60

Kjo ceshtje ka ndare vete politiken austriake ku presidenti Fisher kerkon amnisti per klandestinet, ndersa qeveria e koalicionit kerkon debimin e ekstrakomunitareve

Eshte shfaqur në internet video e vajzës kosovare 15 vjecare, rasti i së cilës ka shkaktuar një tronditje në politikën austriake. Këto pamje të filmuara nga një kamera amatore janë shfaqur në gjithë telelevizionet austriake dhe kanë ngritur një cështje madhe për diskutim për tu dhënë amnisti familjeve që jetojnë prej vitesh dhe integrohen ne Austri. Në video adoleshentja Arigona Zogaj kërcënon se do të vetevritet nëse debohet nga Austria. “Mos më dëboni, mos më dënoni me dëbim në varfëri. Nëse nuk lejohem të qendroj, do të vras veten. Jetoj dhe studioj tek ju, shokët e mi janë austriakë, ju kërkoj vetëm atë që do ju kërkonte cdo bashkëmoshatari im: një jete normale në Austrinë ku jam rritur". Keto fjalë dhe gjithe drama e familjes Zogaj ka prekur zemrat e austriakeve. Kjo familje ka mbërritur në Austri që në vitin 2001 pas luftës në Kosovë.

Jetuan dhe u integruan Austri për 7 vjet. Kur një ditë vjen vendimi për ti riatdhesuar. Aktualisht kryefamiljari Xhevat zogaj me kater femijet e tjere janë dëbuar dhe kthyer në Kosovë. 15 vjecarja u arratis për të mos u kthyer dhe ëshë strehuar nga një prift austriak. Nëna e saj u lejua të qëndrojë në Austri që pas zhdukjes së Arigonës. Kështu familja e tyre është përcarë dhe i takon Vjenës zyrtare ti japë një zgjidhje këtij problemi. Ne fakt kjo ceshtje ka ndare vete politiken austriake ne dy pjese: presidenti i vendit Hajnz fisher kerkon amnisti per Arigonen dhe klandestinet si ajo, ndersa qeveria e koalicionit te madh e drejtuar nga Gusenbauer kerkon debimin e ekstrakomunitareve me cdo kusht. (News24)
Shtuar më 13/10/2007, ora 03:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori