“Rama të arreston kandidatin një ditë para se ta regjistrosh”, Kryemadhi për zgjedhjet lokale: PD e ngadaltë, por e qëndrueshme

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, duke folur mbi zgjedhjet lokale, ka deklaruar se mund të pritet gjithçka dhe se kryeministri Rama mund edhe të ndërmarrë hapa jo normalë e mund të arrestojë kandidatët edhe një ditë para regjistrimit.

Kryemadhi u shpreh se ka pritshmëri që bashkëpunimi me Sali Berishën në krye të PD do të jetë më i qendrueshëm se ai me Bashën.

Lubonja: Jam kritik ndaj primareve. Nisur nga idea se kemi nevojë që opozita të bashkohet, jo vetëm PD e PL por edhe parti më të vogla në një front të gjerë se jemi në riskun e një parti e shtet që po bëhet gjithmonë e më e rrezikshme në krijimin e një shteti një partiak. mendoj se Berisha e PD kanë vënë interesin e tyre para interesit të madh me primaret, sepse procesi i gjetjen e nxjerrjes së njerëzve që janë të konsultuar nga PD e PL por edhe nga grupime të tjera që duhen futur në front, do perceptohen si njerëz të tij e jo te frontit.

Kryemadhi: Është çështja e tij, Po ta luftosh më shumë publike e dëmton më shumë. Edhe PD do i bëjë që të jetë në rregull me atë që kanë vendosur në Kongres.
Janë disa gjëra që na i ka krijuar tranzicioni. Nëse duam të përfshijmë më shumë njerëz që na bashkojnë, një gabimet e opozitës në zgjedhjet e kaluara ishte se luanim vetëm për ata që votojnë, asnjë nuk merrej me elektoratin gri që ka 20 vite që nuk voton e nuk ka besim në politikë.

Bogdani: A jeni në koalicion dhe cila është marrëveshja?

Kryemadhi: Nuk është shkuar drejt firmosjes. Ritmi me të cilin funksionon PD është pak i ngadaltë por qendrueshmëria do jetë më e madhe se me Bashën për këtë jam e bindur.

Në kushtet e blerjes, mos harroni që Rama të arreston kandidat me falsifikim dokumentesh e ta arreston një ditë para se ta regjistrosh, çfarë bëri me Metën? Absurditeti i tij, është që është tek fusha e diktaturës.