Kosovarët pa pasaporta në Shqipëri për pushimet
Albeu.com
Shqipëria ka pranuar dje propozimin e UNMIKU-t për lëvizje të lirë të kosovarëve gjatë këtij sezoni turistik në Shqipëri. Sipas kësaj, kosovarët s'do të ketë nevojë për pasaportë për të kaluar pushimet e këtij viti në Shqipëri.Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen Petersen e ka bërë të ditur këtë në një takim me kryeparlamentarin Kolë Berisha. Ai bëri të ditur se "çështja e udhëtimeve turistike në Shqipëri është zgjidhur". "Dokumenti është nënshkruar me një ditë vonesë për shkak të pritjes së konfirmimeve zyrtare nga Tirana", - pohoi Petersen. UNMIK-u e kishte bërë këtë propozim disa javë më parë, me qëllim që lëvizja e kosovarëve drejt Shqipërisë në kohën e sezonit turistik të jetë sa më e lirë dhe e favorshme. Një numër i madhe pushuesish kosovarë vizitojnë Shqipërinë gjatë sezoneve turistike. Shumë prej tyre vendosen kryesisht në qytetet bregdetare të Durrësit dhe të Vlorës si dhe në zonat jugore të vendit. Ata zgjedhin zgjedhur pushimet në Shqipëri para atyre në vendet fqinje si Mal të Zi, Kroaci apo Greqi, edhe pse ofertat turistike në vendin tonë nuk janë më të lira sesa ato jashtë vendit. UNMIK-u ka propozuar thuajse çdo vit që kosovarët të lejohen të hyjnë në Shqipëri edhe pa pasaportë në kohën e sezonit turistik. Pavarësisht nga kjo, qëndrimi strikt i UNMIK-ut në lidhje me hyrjet dhe daljet nga Kosova si dhe dokumentet e domosdoshëm për këto lëvizje, i ka shtuar kritikat e kosovarëve ndaj administratës ndërkombëtare. Vitin e kaluar, UNMIK-u vendosi një "regjim vizash" për të gjithë personat që duan të hyjnë në Kosovë, duke i shtuar edhe më shumë shqetësimet për lëvizjen. Gjatë muajve të verës, sidoqoftë, lëvizja e kosovarëve është lehtësuar vazhdimisht me Shqipërinë, me qëllim që ata që duan të pushojnë apo të takojnë të afërmit e tyre të kenë mundësi ta bëjnë këtë.
Shtuar më 04/06/2006, ora 20:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori