Kosovaret ne Mal te Zi vetem me leternjoftim
Albeu.com
Gjatë muajve të verës qytetarët e Kosovës të cilët do t’i kalojnë pushimet në Mal të Zi kufirin mund ta kalojnë vetëm me dokumente personale të identifikimit e jo me pasaporta.Kështu u tha në një takim pune që pati zëvendësdrejtori i Policisë së Malit të Zi, Millan Tomiq me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti.
Gjithashtu në këtë takim është biseduar edhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të dy policive në luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Qëllimi i këtij takimi ishte vendosja e kontakteve direkte në luftimin e krimit, shkëmbimi i informatave si dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë në nivele operative të të dy shtyllave në kuadër të Policisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

Gjatë takimit u njoftua se së shpejti do të nënshkruhet edhe një Memorandum Bashkëpunimi në mes të dy policive asaj të Kosovës dhe Malit të Zi. (qik)
Shtuar më 06/06/2009, ora 00:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori