Kosovaret kujtuan 10 vjetorin e eksodit te madh
Albeu.com
Kosovaret i kane dhene fund ne Kukes marshimit te nisur tre dite me pare ne Mitrovice, ne perkujtim te dhjete vjetorit te eksodit te madh, pasoje e represionti serb.Jane rreth dhjete mije kosovare qe kane mberritur ne Kukes qe ne oret e para te mengjesit, per t’u perfshire me pas ne nje axhende te ngjeshur te dites, organizuar nga bashkia Kukes.

Dita ka nisur me nje takim ne ambjentet e bashkise Kukes, ku kryetari i bashkise u ka uruar mireseardhjen organizatoreve te marshimit.

Me pas jane vizituar dy ekspozita vetjake te drames kosovare, njera qe pasqyronte masakren serbe mbi kosovaret dhe tjetra ditet kosovare te Kukesit.

“Jemi gati te falim, por jo te harrojme”, ka deklaruar autori i ekspozites, Habib Zogaj.

Ne Kukes eshte peruruar edhe obelisku i ngritur ne perkujtim te pritjes se madhe kuksjane, ngritur ne sheshin para bashkise.

Ne fund te aktiviteteve u dha edhe nje koncert me kenge e valle ne stadiumin e lojrave me dore te qytetit te Kukesit. (tch)
Shtuar më 18/04/2009, ora 01:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori