Kosovarët dominojnë turizmin në Shqipëri
Albeu.com
Të dhënat e paraqitura në promovimin e turizmit shqiptar në Panairin e Turizmit në Prishtinë, tregojnë se Kosova është shteti me numrin më të madh të vizitorëve në Shqipëri.Sipas të dhënave që u prezantuan në panair, në vitin 2007 numri i vizitorëve në Shqipëri ishte mbi 1 milion, shumica e të cilëve nga vendet fqinje: nga Kosova 32 për qind, nga Maqedonia 24 për qind, nga Mali i Zi 10 për qind, etj. Në panair mori pjesë edhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, Ylli Pango i cili u shpreh se këtë vit pritet një shtim i madh i numrit të vizitorëve, sidomos gjatë sezonit turistik që tashmë është hapur, për të cilin Shqipëria ka bërë përgatitje e investime të shumta, duke filluar nga infrastruktura e deri tek përmirësimi i kushteve të hoteleve.
Shtuar më 10/05/2008, ora 08:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori