Kosovë, nisin të vijnë pjesëtarët e EULEX
Albeu.com
Gazeta kosovare Koha Ditore bën të ditur, se çdo javë në Kosovë do të vijnë rreth 100 pjesëtarë të EULEX-it. Zbarkim që do të fillojë për një periudhë kohore të shkurtër.Gazeta kosovare Koha Ditore bën të ditur, se çdo javë në Kosovë do të vijnë rreth 100 pjesëtarë të EULEX-it. Zbarkim që do të fillojë për një periudhë kohore të shkurtër. Si pas kësaj gazete, një përshpejtim i zbritjes në vend të zyrtarëve që kanë për mision mbështetjen e Kosovës në drejtësi, polici e dogana, vjen si pasojë e reduktimit të UNMIK-ut, reduktim që do të fillojë që nga e hëna e ardhshme. Në Kosovë aktualisht janë të pranishëm në 380 pjesëtarë të EULEX-it, ndërsa numri i tyre do të jetë rreth 2 mijë persona, atëherë kur do të jetë plotësisht i pranishëm EULEX në Kosovën e post-pavarësisë.
Shtuar më 17/08/2008, ora 19:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori