Kosovë, nisin përgatitjet për muajin e Ramazanit
Albeu.com
Në Kosovë kanë nisur përgatitjet për muajin e madhëruar të Ramazanit. Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka takuar sot kryetarët e Këshillave vendor, të cilët i ka njohur me aktivitetet që ...Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka takuar sot kryetarët e Këshillave vendor, të cilët i ka njohur me aktivitetet që ka zhvilluar Kryesia gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti. Ai tha se Bashkësia Islame është e përkushtuar që të jetë në nivel të përgjegjësive që i kërkon koha dhe rrethanat e krijuara pas pavarësisë së vendit. Ndërsa, duke folur për përgatitjet që ka bërë kryesia e Bashkësia Islame për muajin e Ramazanit, myftiu Tërnava tha se Kryesia ka përgatitur një programe për aktivitetet që do të realizohen në bashkëpunim me Këshillat vendor gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit. (rtk)
Shtuar më 16/08/2008, ora 01:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori