Kosovë, Ministria e Brendshme: Situata në Veri e tendosur
Albeu.com
Situata aktuale në veri të Kosovës është e qëndrueshme por ngjarjet mund të percipitojnë nga casti në cast. Në këtë konkluzion ka dalë raporti i Ministrisë së Brendshme të Kosovës që pritet t’i dorëzohet Kuvendit.Në raport vihet në dukje se strukturat afër Beogradit kanë vënë në vështirësi institucionet e Kosovës nw qytetin e Mitrovicës dhe përreth.

Në të mëshohet fort mbi faktin së në Veri ekzisojnë struktura pralele ilegjitime që zëvëndësojnë institucionet e Kosovës.

Si pasojë, frika për një detabilizim të gjithë Kosovës edhe më gjerë është prezente.
Raporti citon Shefin e Komandës Rajonale të Mitrovicës i cili është i detyruar të pranojë faktin se “në atë zonë ka qytetarë civilë serbë që veprojnë nën autoritetin e Serbisë dhe që vëzhgojnë me imtësi situatën”. start
Shtuar më 11/10/2007, ora 16:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori