Kosova vendos marredhenie diplomatike me Zelanden e Re
Albeu.com
Ambasadori jorezident i Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, Muhamet Hamiti, i ka dorëzuar të enjten Letrat Kredenciale Guvernatorit të përgjithshëm të Zelandës së Re, Sër Anand Satyanand.Ceremonia tradicionale e paraqitjes së letrave kredenciale u zhvillua në selinë e Guvernatorit të Përgjithshëm të Zelandës së Re në Wellington. Ambasadori Hamiti dhe Guvernatori Satyanand mbajtën nga një fjalë rasti, në prani të zyrtarëve qeveritarë, përmes të cilave uruan për suksesin e marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve, duke veçuar edhe lidhjet, kryesisht të kohëve të reja, në mes të dy popujve.
Shtuar më 25/02/2010, ora 17:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori