Kosova të jetë e pavarur, ndërsa Vojvodina me status të Hong Kongut
Pëlqej
Albeu.com
Kosova duhet të jetë e pavarur, ndërsa Vojvodina duhet të fitojë status sikur të Hong Kongut, deklaroi njeriu i parë i Komitetit të Helsinkit në Serbi, Pavel Domonji."Zgjidhja për ndaljen e shovinizimit dhe dhunës në Serbi është që Vojvodina të fitojë status sikur të Hong Kongut, ndërsa Kosova të jetë e pavarur", tha Domonji në pres-konferencë.

Ai theksoi se Kosova dhe Vojvodina paraqesin probleme të ndara, por kjo nuk do të thotë se nuk janë të ndërlidhuara.

"Mendoj se kuptimi dhe roli i organizatave neonaziste dhe kleriko-fashiste është në atë se duhet të krijohet infrastrukturë për derdhjen e shovinizmit dhe dhunës në Vojvodinë, nëse Kosova shpall pavarësi pas 10 dhjetorit", konsideron Domonji. /Makfaks/
Shtuar më 08/11/2007, ora 14:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori