Kosova shpall pavaresine te dielen, zbulohet axhenda
Albeu.com
Sipas agjencise se lajmeve ANSA, seanca e jashtezakonshme e Kuvendit do te mblidhet ne oren 15.00 ku kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi do te lexoje deklaraten historike te pavaresise se Kosoves. Ja axhenda e plote e dites se diele...Agjencia e lajmeve ANSA ben te ditur nje pjese te axhendes histroike te se dieles ku pritet te shpallet pavaresia e Kosoves. Sipas kesaj agjencie seanca e jashtezakonshme e Kuvendit do te mblidhet ne oren 15.00 ku kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi do te lexoje deklaraten historike te pavaresise se Kosoves. Gjate paradites se te dieles, kryeministri Thaci pritet t’i drejtohet zyrtarisht Kuvendit per te mbledhur seancen e jashtezakonshme te Kuvendit ne oren 15.00. Behet e ditur se vendimi per seancen e jashtezakonshme te Kuvendit do te merret ne mbledhjen e kryesise ne oren 12.00. Gjate pasdites ne kryeqytetin e Kosoves, Prishtine jane planifikuar nje sere aktivitetesh festive si perurimi i Obeliskut te Pavaresise, nje koncert ne sheshin qendror dhe mbremja e madhe festive me fishekzjarre rreth ores 23.00. Qeveria ka vendosur qe festimet te vazhdojne deri ne oren 24.00 dhe me pas te mbyllen qe te mos krijohet asnje incident i mundshem.

Axhenda e Shpalljes se Pavaresise


10.00 kryeministri i Kosovës del nga Selia e Qeverisë dhe shkon në Parlament – ku dorëzon kërkesën për mbledhje të një seance parlamentare të jashtëzakonshme

11.00 Kryeministri bën publike kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit.

12.00 Mbledhje e Kryesise se Kuvendit

13.30 Mbledhje e grupeve parlamentare

15.00 Sesion plenar i Kuvendit të Kosovës

18.00 Deklaratë e 3 liderave në Hotel Grand – Qendra e Medias

18.30 Zbulimi i Obliskut të Pavarësisë përballë Pallatit të Rinisë në Prishtinë

19.00 Koncert i Filarmonisë së Kosovës tek Salla “1 Tetori”

20.00 Koncert në Sheshin e Prishtinës

23.00 Fishekzjarre që hidhen nga katër pjesë të ndryshme të Prishtinës
Shtuar më 16/02/2008, ora 17:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori