Kosova pret njohjen e pavarësisë nga Maqedonia
Albeu.com
Prishtina zyrtare pret që shqyrtimi i Rezolutës për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Maqedonisë të rezultojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës."Qeveria e Kosovës pret që shqyrtimi i rezolutës për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë të shkon në frymë konstruktive dhe që rezultati final i tij të jetë njohja e vullnetin të qytetarëve të Republikës së Kosovës", deklaroi sot pasdite zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi për agjencinë Kosovapres.
Prishtina zyrtare pret që ky debat parlamentar për Kosovës të zhvillohet në frymë konstruktive dhe në fund të nxjerrët një vendim i cili konsiston me realitetin e krijuar.
Krasniqi theksoi se Prishtina pret që Shkupi ta pranojë "realitetin e krijuar" pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të këtij viti.
“Me njohjen e pavarësisë së vendit tonë, pastaj do të bëhet ndërtimi i marrëdhënieve diplomatike. Besoj që sikurse deri tani do të vazhdojmë të kemi raporte me frymë bashkëpunimi për interesin e të dyja vendeve”, është shprehur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës. (Makfaks)
Shtuar më 09/10/2008, ora 21:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori