Kosova pret 50 milion euro nga Arabia Saudite
Albeu.com
Së shpejti pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes me Arabinë Saudite në vlerë prej 50 milionë eurosh, ndihmë e zotuar në konferencën e donatorëve për Kosovën, tha ministri Shala.Kosova do të anëtarësohet në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Kjo deklarate u dha nga ministri i ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala, në një konferencë për media pas kthimit nga vizita në Uashington, ku mori pjesë së bashku me gurvenatorin e Bankës Qëndrore, në punimet e konferencës vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, por kësaj here në cilësinë e vëzhguesit.

Sipas ministrit Shala procesi i anëtarësimit është duke ecur sipas planit, dhe deri në fund të nëntorit një komitet i anëtarësimit i FMN-së, do të paraqesë kuotën e aksioneve të Kosovës në përputhje me fuqinë ekonomike të vendit tonë.

“Vendimi i atij komiteti do t’i paraqitet qeverisë së Kosovë dhe më pas parlamentit për miratim”, tha Shala.

Guvernatori i bankës qendrore, Hashim Rexhepi, tha se anëtarësimi në FMN dhe Bankën botërore do të ndikojë në mbështetjen e zhvillimit ekonomik, stabilitetin e politikave makroekonomike, dhe në mbështetjen e projekteve zhvillimore:
Kuota e aksioneve të Kosovës në FMN do të caktohet gjatë këtij viti, dhe pritet të jetë afërsisht sikurse e vendeve të rajonit, Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi, rreth 0.02 apo 0.03.

Delegacioni kosovar gjatë kësaj vizite, ka zhvilluar takim edhe me zyrtarë të agjencisë amerikane për preferenciale ekonomike dhe tregtare me SHBA-të, dhe presin vendim nga kryetari amerikane, që Kosova të fitojë të drejtën e shtetit preferencial për marrëdhënie ekonomike e tregtare me SHBA-të. (telegrafi)
Shtuar më 21/10/2008, ora 23:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori