Kosova pjesë e Serbisë në libra, justifikohet pas "gafës" Besa Shahini
Dy ditë më parë, një një qytetar ka denoncuar rastin se teksti shkollor i lëndës së Qytetarisë 8, mbante një hartë ku Kosova ishte pjesë e Serbisë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini është shfajësuar duke thënë se është një gabim i paqëllimshëm.

Reagimi i Shahinit
Më erdhi keq kur pashë të postuar në rrjete sociale një faqe të një libri me pasaktësi në hartën e rajonit të Ballkanit. Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, 23 vende anëtare të BE-së, SHBA-të dhe shumë shtete të tjera aleate.

Por nga autori i librit, te artisti grafik, te redaktori i shtëpisë botuese e deri te komisioni që ka dhënë OK për botim, nuk kanë qenë në gjendje ta vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të! Ky është natyrisht një gabim i paqëllimshëm dhe s’është i vetmi, megjithëse janë bërë përmirësime kolosale në korrigjimin e teksteve shkollore.

Por padiskutim që nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë! Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të rinj. Pastaj do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t’i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara, ndërsa në vijim me redaktim të plotë.


Shtuar më 22/11/2019, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori